Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

RAF në mision mbrojtës të NATO-s mbi qiellin e Polonisë pas inkursioneve të dronëve rusë

Qendra Info by Qendra Info
21/09/2025
in Lajme
0
RAF në mision mbrojtës të NATO-s mbi qiellin e Polonisë pas inkursioneve të dronëve rusë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) kanë ndërmarrë një mision të posaçëm mbrojtës të NATO-s mbi hapësirën ajrore të Polonisë, në kuadër të reagimit aleat ndaj shkeljeve të përsëritura nga dronët rusë, ka konfirmuar Ministria britanike e Mbrojtjes.

Dy avionë luftarakë RAF Typhoon u ngritën të premten mbrëma nga baza RAF Coningsby në Lincolnshire dhe patrulluan qiellin polak, të mbështetur nga një avion furnizues RAF Voyager. Pas përfundimit të operacionit, ata u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar në orët e para të së shtunës, raporton BBC.

Misioni, i koduar si “Eastern Sentry”, synon forcimin e krahut lindor të aleancës pas 19 shkeljeve të hapësirës ajrore polake nga dronët rusë që prej fillimit të muajit.

Tensionet janë rritur ndjeshëm, pasi veprime të ngjashme janë regjistruar edhe në Rumani dhe Estoni, megjithëse Moska ka mohuar përfshirjen.

Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha se ky operacion dërgon një “sinjal të qartë se hapësira ajrore e NATO-s do të mbrohet”, duke theksuar krenarinë për pilotët dhe ekuipazhin britanik që realizuan me sukses misionin.

Related

Previous Post

E diela sjell mot të nxehtë dhe stabil në Kosovë dhe rajon

Next Post

Britania pritet të njohë zyrtarisht shtetin palestinez – Starmer ndryshon kursin e politikës së jashtme

Next Post
Britania pritet të njohë zyrtarisht shtetin palestinez – Starmer ndryshon kursin e politikës së jashtme

Britania pritet të njohë zyrtarisht shtetin palestinez – Starmer ndryshon kursin e politikës së jashtme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.