Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes katër veturave në fshatin Softaj të Ferizajt.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi se aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 17:50.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë tetë persona, të cilët pas tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar”, tha Veseli.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.