Kosova do të zgjohet të hënën me mot të kthjellët dhe të freskët në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet rritje e ndjeshme e temperaturave. Termometri do të ngjitet deri në 30-31 gradë Celsius, duke rikthyer ndjesinë e verës.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, dita e hënë do të karakterizohet nga kthjellime dhe diell i fortë. Pavarësisht se kalendari ka hyrë në stinën e vjeshtës, vera po vazhdon me intensitet, duke sjellë kushte të ngrohta dhe të qëndrueshme atmosferike në mbarë rajonin.