Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, gjatë vizitës së saj në New York.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani bëri të ditur se gjatë takimit ka ritheksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend. Ajo gjithashtu konfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.