Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Nju Jork me Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Osmani e vlerësoi këtë takim si një vazhdimësi të miqësisë mes dy vendeve, duke theksuar se Guinea Bissau ka qenë gjithmonë një përkrahëse e Kosovës.
“Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. Në takimin e sotëm e falënderova për përkrahjen ndaj Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, deklaroi Osmani.