Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia, i cili ishte i dënuar me një vit e 20 ditë burg efektiv.
Sipas raportit zyrtar, më 24 shtator 2025, njësitë e Stacionit Policor në Prizren, në kuadër të Task Forcës dhe planit operativ “Realizimi i urdhëresave të hapura 2025”, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin Sh. D., mashkull 54-vjeçar nga Prizreni.
I njëjti ishte në kërkim pasi Gjykata Themelore e Prizrenit kishte lëshuar një vendim të plotfuqishëm për vuajtjen e dënimit me burg. Pas arrestimit, ai u shoqërua fillimisht në Stacionin Policor të Prizrenit dhe më pas u dërgua në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin.