Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti bën homazhe në New York për vëllezërit Bytyqi: “Çmimi i lirisë ishte i lartë”

Qendra Info by Qendra Info
28/09/2025
in Lajme
0
Kurti bën homazhe në New York për vëllezërit Bytyqi: “Çmimi i lirisë ishte i lartë”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në SHBA ka bërë homazhe pranë varrezave të vëllezërve Bytyqi në New York, të cilët u vranë 26 vjet më parë nga forcat serbe.

Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës, ambasadori Blerim Reka. Ata vendosën lule të freskëta në nderim të Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit, pjesëtarë të njësitit të vullnetarëve “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Duke i kujtuar dëshmorët e kombit, ne ia përkujtojmë vetes sonë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë që gëzojmë. Ideali i tyre na shërben si udhërrëfyes për të ecur përpara. Yllin, Agronin dhe Mehmetin do t’i kujtojmë përgjithmonë dhe këtë amanet duhet ta mbajnë edhe brezat e ardhshëm”, tha Kurti.

Vëllezërit Bytyqi u arrestuan në qershor të vitit 1999 nga policia serbe, pasi kaluan paqëllim kufirin gjatë një udhëtimi humanitar për të ndihmuar një familje rome nga Prizreni. Pas përfundimit të dënimit me burgim prej 15 ditësh, ata u ekzekutuan në një bazë të policisë serbe dhe trupat e tyre u gjetën më vonë në një varrezë masive në Petrovo Sello.

Në vitin 2019 dhe 2022, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi dy rezoluta ku kërkoi nga Serbia bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare për të nxjerrë para ligjit përgjegjësit e këtij krimi.

Lavdi Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit, si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!

Related

Previous Post

Kievi nën sulmin më të madh rus që nga fillimi i luftës, 7 të plagosur

Next Post

Rama: Kosova të mos shohë nga Beogradi, por të përmbushë obligimet për BE-në

Next Post
“Këtë vit kemi një shans të mirë…”, Rama: Hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE

Rama: Kosova të mos shohë nga Beogradi, por të përmbushë obligimet për BE-në

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.