Kosova do të përballet sot me mot të freskët dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të ndërpriten nga intervale kohore me diell. Reshjet do të jenë lokale dhe kryesisht të dobëta, duke përfshirë vetëm disa rajone të vendit. Erërat e freskëta nga veriu do të ndikojnë në uljen e temperaturave, me maksimumin që pritet të arrijë deri në 20°C, kryesisht në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, dita e hënë do të sjellë mot të përzier me diell dhe vranësira kalimtare. Reshje të pakta lokale janë paralajmëruar për disa zona të Shqipërisë kontinentale si dhe disa rajone të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.