Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës shqiptare në SHBA në arritjet historike të vendit.
Në një reagim publik, Kurti tha se mërgata ka qenë dhe mbetet pjesë thelbësore e organizimit, avokimit dhe luftës për çlirim, ndërsa sot kontribuon në ekonomi, mirëqenie, demokraci dhe zhvillim në paqe.
“I mirëpresim sa herë që vijnë në Kosovë. Na mirëpresin sa herë që shkojmë, kudo që janë”, u shpreh Kurti.
Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Federatën Pan-Shqiptare VATRA dhe Shoqatën “PEJA” për pritjen gjatë vizitës së tij dhe për kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen kombëtare.