E shtuna në Kosovë do të karakterizohet nga mot i ftohtë dhe vranësira, me reshje të dobëta shiu dhe bore në disa zona. Megjithatë, gjatë ditës pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike, me intervale kohore me diell, sidomos pasdite.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi parashikohet mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, por pa reshje të dukshme. Më shumë diell do të ketë në perëndim të Shqipërisë, ndërsa vranësira do të mbizotërojnë në veri dhe lindje. Pasditja vonë do të sjellë kthjellime pothuajse në të gjithë rajonin.