Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump i kërkon Izraelit të ndalojë bombardimet në Gaza, Hamasi pranon pjesërisht planin e paqes

Qendra Info by Qendra Info
04/10/2025
in Lajme
0
Trump i kërkon Izraelit të ndalojë bombardimet në Gaza, Hamasi pranon pjesërisht planin e paqes
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që Izraeli të ndalojë bombardimet në Rripin e Gazës, pasi Hamasi pranoi pjesërisht planin e tij të paqes për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se ndalimi i sulmeve është i domosdoshëm për lirimin e sigurt të pengjeve dhe theksoi se “Hamasi është gati për një paqe të qëndrueshme”. Ai falënderoi Katarin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Egjiptin dhe Turqinë për mbështetjen, duke e cilësuar këtë si një “ditë të madhe” për procesin e paqes.

Hamasi bëri të ditur se ishte i gatshëm të lironte pengjet dhe të dorëzonte pushtetin tek palestinezët e tjerë, por se pjesë të tjera të planit kërkojnë konsultime të mëtejshme. Plani i propozuar nga Trump parashikon lirimin e 48 pengjeve të mbetura, ndalimin e ofensivës izraelite, tërheqjen nga pjesa më e madhe e territorit, lirimin e qindra të burgosurve palestinezë dhe vendosjen e Gazës nën një administratë ndërkombëtare të mbikëqyrur nga Trump dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se Izraeli është i gatshëm për “fazën e parë” të planit, që lidhet me lirimin e pengjeve, por zyra e tij nënvizoi se Tel Avivi mbetet i përkushtuar vetëm ndaj kushteve të përcaktuara më herët nga qeveria izraelite.

Ndërmjetësit kryesorë, Egjipti dhe Katari, e mirëpritën zhvillimin, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, i bëri thirrje palëve të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i dhënë fund konfliktit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se “lirimi i të gjithë pengjeve dhe një armëpushim në Gaza janë të arritshme”.

Organizata që përfaqëson familjet e pengjeve izraelite e cilësoi thirrjen e Trump si “jetike për të parandaluar dëme serioze dhe të pakthyeshme”, duke i bërë apel Netanyahut për nisjen e menjëhershme të negociatave.

Megjithatë, shumë nga pikat kyçe të planit mbeten të paqarta. Hamasi nuk ka pranuar çarmatosjen, një nga kushtet kryesore të Izraelit, ndërsa çështja e së ardhmes së Gazës dhe e ribashkimit me Bregun Perëndimor mbetet e pazgjidhur.

Related

Previous Post

Europa drejt kufizimit të mediave sociale për fëmijët: Ja çfarë sugjerojnë ekspertët për të mbushur boshllëkun

Next Post

Japonia drejt kryeministres së parë grua: Sanae Takaichi zgjidhet lidere e Partisë në pushtet

Next Post
Japonia drejt kryeministres së parë grua: Sanae Takaichi zgjidhet lidere e Partisë në pushtet

Japonia drejt kryeministres së parë grua: Sanae Takaichi zgjidhet lidere e Partisë në pushtet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.