Kosova do të përjetojë një të diel me mot kryesisht të ngrohtë dhe intervale kohore me diell, të ndërprera herë pas here nga vranësira kalimtare. Sipas parashikimeve meteorologjike, pasdite vonë dhe gjatë mbrëmjes priten reshje të lehta e kalimtare shiu, ndërsa gjatë natës pritet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore që do të sjellë reshje shiu, e në zonat malore reshje të shoqëruara me borë.
Mëngjesi parashikohet i ftohtë, me mundësi për ngrica lokale në disa rajone, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten gradualisht, të shoqëruara me erëra nga drejtimi jugperëndimor.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 0°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 19°C.