Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia sekuestron armë pas videove në rrjetet sociale

Qendra Info by Qendra Info
07/10/2025
in Lajme
0
Policia sekuestron armë pas videove në rrjetet sociale
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas njoftimit zyrtar, Stacioni Policor në Rahovec ka reaguar menjëherë pas pranimit të informatave, duke zhvilluar veprime operative dhe hetimore në dy lokacione të ndara.

Në rastin e parë, një i dyshuar i mitur kishte postuar një video duke shtënë me armë zjarri. Pas bastisjes në shtëpinë e tij në fshatin Qifllak – Rahovec, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

  • tri armë të gjata,

  • një pistoletë me dy karikatorë,

  • 207 fishekë të llojeve të ndryshme dhe

  • nëntë gëzhoja kalibër 9 mm.

Në rastin e dytë, një person madhor u identifikua pas publikimit të një videoje tjetër, ku shihej duke përdorur një armë të dyshuar të llojit pistoletë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Fortesë – Rahovec, janë sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve janë inicuar procedura penale për veprat:

  • “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe

  • “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Njëri nga të dyshuarit, ai i mituri, është ndaluar për 24 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka theksuar se do të vazhdojë me masa parandaluese dhe kontrolle të rregullta, me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit dhe mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Related

Previous Post

Hekuran Murati: Rikthehet programi për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme

Next Post

Takim në KFOR: Diskutohet siguria dhe stabiliteti rajonal në Kosovë

Next Post
Takim në KFOR: Diskutohet siguria dhe stabiliteti rajonal në Kosovë

Takim në KFOR: Diskutohet siguria dhe stabiliteti rajonal në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.