Pas disa ditësh me mot të zymtë dhe vranësira të dendura, e enjtja do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në Kosovë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë, por gjatë ditës pritet zvogëlim i vranësirave dhe intervale të gjata me diell, duke krijuar një atmosferë më të ngrohtë dhe të këndshme.
Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, ku maksimalja ditore do të arrijë deri në 17 – 18°C, duke sinjalizuar një kthesë të lehtë drejt motit më pranveror dhe stabil pas ditëve të fundit me reshje dhe erëra të ftohta.