Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, sot pritet të zhvillohet seanca e parë ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq, të akuzuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
Seanca për shqyrtimin fillestar është caktuar të nisë në orën 13:30. Rasti lidhet me një incident të ndodhur më herët në komunën e Leposaviqit, ku të akuzuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të mediave gjatë raportimit në terren.
Kjo seancë ishte planifikuar të mbahej më 18 shtator, por u shty për sot, pasi avokatët e të pandehurve pretenduan se njëri prej tyre nuk kishte pranuar dokumentacionin nga prokuroria, ndërsa tjetri vetëm pjesërisht.