Në debatin e djeshëm në emisionin Debat Plus, kandidatët për kryetar të Prishtinës diskutuan hapur për mundësitë e koalicioneve qeverisëse për mandatin e ardhshëm.
Përparim Rama, kryetar aktual i Prishtinës, deklaroi se është i hapur për bashkëpunim me çdo asamblist që ndan vizionin e tij transformues për qytetin, duke vendosur qytetarin mbi interesat partiake.
Ndërkohë, Uran Ismaili tha se do të pranojë koalicione vetëm për projekte konkrete, duke u fokusuar në realizimin e programeve të tij për Prishtinën 2035, por pa përjashtuar bashkëpunimin me partitë tjera.
Ndërsa Hajrulla Çeku vendosi vija të kuqe, duke deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me LDK dhe PDK, për shkak të bashkëpërgjegjësisë së tyre në vendimmarrjet e mëparshme.
Debati i djeshëm nxorri në pah qasjet e ndryshme të kandidatëve ndaj bashkëpunimit politik dhe vizionit për katër vitet e ardhshme në kryeqytet.