Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Burgjet belge të mbushura, qeveria shqyrton transferimin e të burgosurve në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
10/10/2025
in Lajme
0
Burgjet belge të mbushura, qeveria shqyrton transferimin e të burgosurve në Kosovë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Burgjet në Belgjikë kanë arritur kapacitetin maksimal, duke munguar aktualisht rreth 2,000 vende. Përballë kësaj situate, qeveria belge po shqyrton opsione të jashtëzakonshme, përfshirë strehimin e disa të burgosurve në Kosovë, duke ndjekur shembullin e marrëveshjes së ngjashme midis Danimarkës dhe Kosovës.

Sipas agjencisë belge të lajmeve, Belga, Brukseli po studion mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu në Kosovë për të vendosur aty personat e dënuar apo individët pa leje qendrim në Belgjikë.

Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, së bashku me ministren e Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, udhëtuan së fundi në Kosovë për të zhvilluar bisedime lidhur me këtë çështje.

Ligji i ri dhe mungesa e vendeve në burg

Kapasitetet e limituara të burgjeve belgje kanë detyruar miratimin e një ligji të ri këtë verë, sipas të cilit në aktgjykimet për dënimin me burg duhet të argumentohet me saktësi arsyeja përse dënimi është domosdoshmërisht i nevojshëm.

Belgika përballet me një mungesë të afërsisht 2,000 vendeve në burgje, ndërsa historikisht është kritikuar për kushtet jodinjitoze në institucionet e saj penale. Në vitin 2014, vendi u dënua nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe pas kësaj kritikat nga Këshilli i Europës nuk kanë munguar.

Kosova, nga ana tjetër, dëshiron që ky bashkëpunim të shërbejë si mbështetje në rrugën e saj drejt afrimit me Bashkimin Europian, duke e pozicionuar si një mundshëm kandidat për antarësim, thekson agjencia belge e lajmeve Belga./DW

Related

Previous Post

Satelitët Starlink të Elon Musk bien në Tokë me shpejtësi rekord, shkencëtarët paralajmërojnë

Next Post

Trump propozon ndalimin e fluturimeve të kompanive kineze mbi hapësirën ajrore ruse drejt SHBA-së

Next Post
Trump propozon ndalimin e fluturimeve të kompanive kineze mbi hapësirën ajrore ruse drejt SHBA-së

Trump propozon ndalimin e fluturimeve të kompanive kineze mbi hapësirën ajrore ruse drejt SHBA-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.