Një burrë është gjetur pa shenja jete në qytetin e Gjilanit, njofton Policia e Kosovës.
Ekipi mjekësor i cili mbërriti në vendngjarje konfirmoi vdekjen e viktimës. Pas konstaktimit të vdekjes, trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), sipas vendimit të prokurorit.
Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një viktimë mashkull kosovar, ndërsa hetimet për shkaqet e vdekjes janë duke u zhvilluar.