Ramush Haradinaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në Gllogjan, së bashku me nënën e tij Ruke dhe pjesë të familjes.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkroi se votimi në vendlindje ka një ndjenjë të veçantë, duke kujtuar se aty ka votuar edhe babi i tij.
Ai nënvizoi rëndësinë e Kuvendeve Komunale dhe kryetarëve dhe bëri thirrje për pjesëmarrje qytetare:
“Vendosni dhe votoni.”