Kryetari aktual i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka hedhur votën e tij në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, vendlindja e tij.
Lladrovci ishte i shoqëruar nga gruaja dhe anëtarë të tjerë të familjes, të cilët ai tha se i mori me vete pasi “votimet bëhen për të ardhmen e fëmijëve”.
Pas votimit, kryetari i Drenasit u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar dhe uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme.