Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet lokale, të shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij, raporton Klankosova.tv.
Para mediave, Abdixhiku theksoi mbështetjen e LDK-së për vendimet e Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës.
“LDK-ja dhe unë shprehim mbështetjen dhe besimin e plotë në organet e rendit, prandaj çdo vendimmarrje e tyre do të jetë në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi ai.
Kreu i LDK-së u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të kontribuojnë në forcimin e proceseve demokratike.