Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia e Kosovës prezanton planin operativ për zgjedhjet lokale 2025

Qendra Info by Qendra Info
12/10/2025
in Lajme
0
Bastiset një poligon armësh në Fushë-Kosovë, konfiskohen 14 leje armësh në emër të pronarit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Përmes urdhrit operativ “Zgjedhjet Lokale 2025”, janë planifikuar të gjitha fazat dhe masat e sigurisë që do të zbatohen gjatë procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë operacion do të angazhohen një numër i konsiderueshëm zyrtarësh policorë nga njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, me qëllim të garantimit të sigurisë, rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Operacioni policor është i ndarë në katër faza:

  1. Faza përgatitore-parazgjedhore, që përfshin vlerësimin dhe planifikimin e situatës;

  2. Faza e fushatës zgjedhore, me fokus në ruajtjen e rendit gjatë aktiviteteve të partive politike;

  3. Faza e ditës së zgjedhjeve (dita Z), që përfshin sigurimin e qendrave të votimit dhe materialeve zgjedhore;

  4. Faza paszgjedhore, e cila mbulon transportin dhe ruajtjen e materialeve sensitive zgjedhore nën mbikëqyrjen e Policisë.

Po ashtu, Policia ka caktuar koordinatorë për bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera përkatëse, si dhe ka hartuar një udhëzues për zyrtarët policorë lidhur me detyrat e tyre ligjore gjatë procesit.

Në njoftim theksohet se objektivi kryesor i këtij plani është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, sigurimi i qendrave të votimit dhe i depove zgjedhore, si dhe inicimi i çdo rasti që bie ndesh me ligjin për të drejtën e votës.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të cënojë sigurinë zgjedhore, përmes numrit 192, adresës elektronike info@kosovopolice.com ose në stacionet më të afërta policore.

Në fund, institucioni ka theksuar përkushtimin për të përmbushur detyrat ligjore me profesionalizëm dhe paanshmëri, duke garantuar një proces të qetë dhe demokratik të zgjedhjeve lokale.

Related

Previous Post

Lumir Abdixhiku hedh votën

Next Post

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama voton për mandat të dytë

Next Post
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama voton për mandat të dytë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama voton për mandat të dytë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.