Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në Fakultetin Filozofik, i shoqëruar nga familja. Rama kandidon për një mandat të dytë në krye të kryeqytetit.
Pas votimit, ai përshëndeti edhe fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë në ndeshjen e mbrëmshme, ndërsa uroi që qyteti i Prishtinës të fitojë sot përmes një procesi të qetë dhe demokratik.
“Uroj që sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë bashkëpunimi i mirë nga të gjithë, një unifikim dhe një zgjidhje e përbashkët për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë,” tha Rama.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe qasjes së përbashkët për të garantuar të ardhmen e qytetit dhe të brezave të rinj.