E enjta do të sjellë një ndryshim të dukshëm të motit në Kosovë. Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët e mëngjesit dhe paradites pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale, me temperatura relativisht të ngrohta për këtë periudhë të vitit.
Megjithatë, gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të vijnë nga jugu i vendit. Në orët e mbrëmjes, në disa zona lokalisht do të nisin reshjet e para të shiut. Temperatura maksimale e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Ndryshime të ndjeshme të kushteve atmosferike pritet të ndodhin edhe në Shqipëri, ku dita e enjte do të karakterizohet nga vranësira të dendura që fillimisht do të përfshijnë jugun e vendit dhe më pas do të shtrihen në të gjitha rajonet, deri në veriun ekstrem.
Reshjet e para lokale të shiut do të nisin në jug gjatë paradites dhe gjatë ditës do të përhapen në të gjithë territorin shqiptar, duke shënuar fillimin e një periudhe më të freskët dhe me lagështi të shtuar në rajon.