Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, pret delegacionin parlamentar të Finlandës: “Kosova, e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe sundimit të ligjit”

Qendra Info by Qendra Info
17/10/2025
in Lajme
0
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, pret delegacionin parlamentar të Finlandës: “Kosova, e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe sundimit të ligjit”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim një delegacion prej dhjetë deputetësh të Parlamentit të Finlandës, përfaqësues nga grupe dhe komisione të ndryshme parlamentare, të shoqëruar nga Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Gjatë takimit, kryetari Basha shprehu mirënjohjen e thellë shtetërore për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda dhe populli finlandez i kanë dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar se kjo mbështetje ka qenë thelbësore për konsolidimin demokratik dhe shtetndërtues të vendit.

Në bisedimet e zhvilluara, në përgjigje të interesimit të lartë të deputetëve finlandezë, Basha theksoi orientimin e qartë evropian të Kosovës, duke nënvizuar se vendi synon me vendosmëri anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe përparimin në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi popull që besojmë në vlerat perëndimore të demokracisë, drejtësisë, mirëqenies, barazisë dhe lirisë, mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Përkundër sjelljeve penguese e destruktive të Serbisë, angazhimi ynë mbetet garantimi i integritetit territorial, sigurimi i mirëqenies për të gjithë qytetarët dhe avancimi në rrugën evropiane”, deklaroi kryetari i Kuvendit.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova është dëshmuar si shoqëri gjithëpërfshirëse, që garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve pa dallim, duke siguruar barazi të plotë në jetën publike dhe politike.

Në vijim, Basha foli për reformat e thella institucionale që janë ndërmarrë në vend, me fokus në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Kjo dëshmohet edhe nga matjet e indekseve ndërkombëtare, që e vlerësojnë Kosovën si vend ku garantohet liria e shprehjes dhe po shënohet progres i gjithanshëm ekonomik. Këto janë tregues të qartë të orientimit tonë drejt të ardhmes evropiane”, – shtoi Basha.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, duke riafirmuar miqësinë e fortë midis Kosovës dhe Finlandës, si dhe angazhimin për forcimin e partneritetit parlamentar dhe institucional mes dy vendeve.

Related

Previous Post

Gjermania i hap rrugën shitjes së avionëve Eurofighter drejt Turqisë: Një kapitull i ri në bashkëpunimin e mbrojtjes

Next Post

BE përballet me ndasi rreth samitit Trump–Putin në Budapest: Brukseli e mirëpret me kujdes, por ekspertët paralajmërojnë përçarje

Next Post
BE përshpejton bisedimet për “murin me dronë” pas ndërhyrjeve ruse

BE përballet me ndasi rreth samitit Trump–Putin në Budapest: Brukseli e mirëpret me kujdes, por ekspertët paralajmërojnë përçarje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.