Pas disa ditësh me reshje dhe temperatura të ulëta, e diela në Kosovë pritet një përmirësim i lehtë i motit. Megjithatë, sipas parashikimeve meteorologjike, do të mbetet me vranësira të herëpashershme dhe me mundësi për ndonjë rigë të dobët shiu në disa zona të vendit.
Gjatë ditës, dhe veçanërisht pasdite, do të ketë më shumë intervale me diell, duke sjellë një ndjenjë më të ngrohtë pas motit të ftohtë të ditëve të fundit. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 14 apo 15 gradë Celsius, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbeten disi më të ulëta.
Meteorologët parashikojnë që fillimi i javës së ardhshme të sjellë stabilizim gradual të kushteve atmosferike në gjithë territorin e vendit.