Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Operacion i gjerë i Prokurorisë Speciale në veri të vendit — bastisje në Zubin Potok dhe Zveçan

Hetuesit e krimeve të rënda po veprojnë nëntë lokacione nën dyshime për “vrasje të rëndë”, “rrezikim të personelit të OKB-së” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Qendra Info by Qendra Info
19/10/2025
in Lajme
0
Aktakuzë ndaj M.A për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se është duke zhvilluar një operacion të gjerë policor në Komunën e Zubin Potokut dhe Zveçanit, në kuadër të hetimeve për disa vëpra të rënda penale.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda po zbatojnë urdhër të Gjykatës, të lëshuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë (9) lokacione të ndryshme.

Vepra penale që janë objekt hetimi përfshijnë:

  • Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

  • Vrasje të rëndë;

  • Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni është duke u zhvilluar me mbështetjen e njësive relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa zyrtarët e Prokurorisë kanë bërë të ditur se veprimet hetimore po kryhen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Publiku do të njoftohet me detaje pas përfundimit të operacionit,” – thuhet në komunikatën zyrtare.

Related

Previous Post

Prishtina mbetet pa ujë për shtatë orë të dielën — ndërhyrje në rrugën “Muharrem Fejza”

Next Post

Efektet e Kombucha-s: Tretje më e mirë, zorrë të qeta dhe fokus i rritur

Next Post
Efektet e Kombucha-s: Tretje më e mirë, zorrë të qeta dhe fokus i rritur

Efektet e Kombucha-s: Tretje më e mirë, zorrë të qeta dhe fokus i rritur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.