Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rezolutë e ashpër e Parlamentit Evropian ndaj Serbisë: Kërkohen hetime për dhunën dhe korrupsionin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
21/10/2025
in Lajme
0
Rezolutë e ashpër e Parlamentit Evropian ndaj Serbisë: Kërkohen hetime për dhunën dhe korrupsionin
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Evropian po përgatit një rezolutë jashtëzakonisht të ashpër ndaj Serbisë, më të fortën deri më tani, e cila është rezultat i një pune të përbashkët të të gjitha grupeve parlamentare.

Teksti është harmonizuar dhe, sipas burimeve të N1 nga Brukseli, do të jetë dukshëm më kritik sesa të gjitha rezolutat e mëparshme. Raportohet se Partia Popullore Evropiane ka tentuar të zbusë disa pjesë të tekstit, por nuk ka arritur ta ndryshojë tonin kritik të dokumentit.

Rezoluta shpreh mbështetje të qartë për studentët protestues dhe kërkesat e tyre, veçanërisht theksohet kërkesa për zgjedhje dhe nevoja për reforma demokratike. P

Parlamenti Evropian dënon qartë dhunën e nxitur nga shteti dhe përdorimin e topit zanor kundër demonstruesve paqësorë, duke kërkuar hetim të plotë për të gjitha incidentet. Dokumenti nënvizon se liderët politikë në Serbi mbajnë përgjegjësi për përshkallëzimin e situatës, shtypjen, normalizimin e dhunës dhe dobësimin e institucioneve shtetërore.

Përmendet edhe tortura ndaj studentëve dhe kërkohet hetim për rolin e zyrtarëve të lartë të njësive të sigurisë, përfshirë emërimin specifik të Marko Kriçka-s.

Në rezolutë përmenden edhe emrat e ministrave Tomislav Momiroviq dhe Goran Vesiq, të cilët sipas Parlamentit Evropian janë përgjegjës për dëme në buxhetin e shtetit.

Rezoluta përmban gjithashtu kërkesën që të ndalohet përkohësisht dhënia e fondeve nga Plani Evropian i Rritjes për Serbinë, derisa të ndërmerren hapa konkretë. Po ashtu, kërkohet vendosja e sanksioneve ndaj individëve përgjegjës

Related

Previous Post

Kurti e zbulon për herë të parë çka i dha Fatmir Limajt për koalicion

Next Post

Edi Rama: Kosova të mos merret me Serbinë, fokus në përparimin drejt BE-së

Next Post
Edi Rama: Kosova të mos merret me Serbinë, fokus në përparimin drejt BE-së

Edi Rama: Kosova të mos merret me Serbinë, fokus në përparimin drejt BE-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.