Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bilall Sherifi zbulon prapaskenat: Pse dështuan takimet mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit për bashkëqeverisje

Qendra Info by Qendra Info
23/10/2025
in Lajme
0
Bilall Sherifi zbulon prapaskenat: Pse dështuan takimet mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit për bashkëqeverisje
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i NISMA-s Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka zbuluar prapaskenat e takimeve mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit, duke sqaruar pse nuk u arrit asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy palëve.

Në emisionin “Pressing”, Sherifi theksoi se Limaj kishte qenë i prerë me Kurtin që NISMA nuk ishte e interesuar të bëhej pjesë e Qeverisë, por vetëm për bashkëpunim në Kuvendin e Kosovës.

“Limaj i ka bërë të qartë Kurtit se jemi të gatshëm për partneritet në Kuvend, por jo në Qeveri. Nuk ka pasur ofertë konkrete, sepse Fatmiri nuk e ka lejuar as të flasë për poste ministrore. Ai i ka thënë qartë që nuk është i interesuar për këtë. Kurti ka thënë se do ta pyes Kryesinë e VV-së, por e kishte fjalën për postin e Kryetarit të Kuvendit. Pas atij momenti, nuk i është lajmëruar më Fatmirit,” – deklaroi Sherifi.

Ai tregoi se pas disa takimeve me Kurtin, Limaj kishte thirrur Kryesinë e NISMA-s, ku kishte raportuar për bisedimet, dhe aty ishte marrë vendim unanim që partia të mos hyjë në Qeveri.

“Pas atij takimi të fundit, një ditë para seancës, Limaj ftoi Kryesinë e Nismës dhe i informoi për bisedën me Kurtin. Vendimi ishte i qartë: ‘Jo në Qeveri, vetëm partneritet në Kuvend’. Dhe kjo u miratua. Kurti më pas propozoi Albulenën (Hadërgjonaj) dhe nuk e kontaktoi më Limajn,” – tha Sherifi.

Sipas tij, edhe pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit, Kurti ka tentuar të rikthejë kontaktin me Limajn, por pa sukses.

“Zoti Limaj i ka thënë se, meqë nuk u arrit bashkëpunimi në parlament dhe nuk u pa e arsyeshme një marrëveshje për Kuvendin, atëherë nuk ka asnjë arsye të flitet për qeveri. Ia ka uruar suksese më tej dhe aty ka përfunduar komunikimi i fundit mes tyre,” – përfundoi Sherifi.

Related

Previous Post

Gjigantët evropianë të hapësirës bashkojnë forcat për t’i bërë ballë Starlink-ut të Elon Musk

Next Post

BE përgatit planin për përdorimin e 176 miliardë eurove të aseteve ruse të ngrira për ta financuar Ukrainën

Next Post
BE përgatit planin për përdorimin e 176 miliardë eurove të aseteve ruse të ngrira për ta financuar Ukrainën

BE përgatit planin për përdorimin e 176 miliardë eurove të aseteve ruse të ngrira për ta financuar Ukrainën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.