Është caktuar për të dielën, në ora 10:00, seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë së re.
Megjithëse afati kushtetues përfundon po atë ditë, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme për ta formuar kabinetin qeveritar.
Burime nga brenda VV-së kanë konfirmuar se po zhvillohen përpjekje intensive për sigurimin e shumicës deri të dielën.
“Po bëjmë përpjekje maksimale që të arrijmë marrëveshje para seancës,” kanë deklaruar zyrtarë të partisë.
Sipas Kushtetutës, afati 15-ditor për prezantimin e Qeverisë së re skadon më 26 tetor.
Nëse nuk arrihet formimi i qeverisë, presidentja Vjosa Osmani ka afat 10 ditë për të thirrur partitë në konsultime dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare.

