Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tahiri: PDK nuk përjashton mundësinë e formimit të qeverisë nëse dështon Kurti

Qendra Info by Qendra Info
26/10/2025
in Lajme
0
Tahiri: PDK nuk përjashton mundësinë e formimit të qeverisë nëse dështon Kurti
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka folur për mediat para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku pritet të votohet formimi i qeverisë së re.

I pyetur nëse PDK-ja do të provojë formimin e qeverisë në rast të dështimit të mandatit të Albin Kurtit, Tahiri u shpreh se kjo çështje do të trajtohet në përputhje me procedurat kushtetuese.

“Ajo është çështje tjetër. Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur për t’u parë nëse kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka shumicën parlamentare për formimin e qeverisë. Nëse ai dështon, atëherë normalisht që hapat e mëtejshëm do të ndiqen nga presidentja dhe partitë, sipas Kushtetutës,” deklaroi Tahiri.

Sipas tij, fokusi aktual është tek verifikimi i shumicës së Vetëvendosjes, ndërsa çdo vendim tjetër për hapat e PDK-së do të varet nga zhvillimet e seancës së sotme.

Kjo deklaratë vjen në një moment politik vendimtar, ku fati i qeverisë “Kurti 3” mbetet i pasigurt dhe partitë opozitare po vëzhgojnë nga afër mundësinë për të marrë rolin e mandatarit të ardhshëm, në rast se kryeministri aktual nuk arrin të sigurojë shumicën në Kuvend.

Related

Previous Post

Abdixhiku: Sot bie perdja e mashtrimit të Vetëvendosjes për shumicën qeverisëse

Next Post

Daut Haradinaj skeptik: “S’ka qeveri të qëndrueshme, vetëm pazare politike”

Next Post
Daut Haradinaj skeptik: “S’ka qeveri të qëndrueshme, vetëm pazare politike”

Daut Haradinaj skeptik: “S’ka qeveri të qëndrueshme, vetëm pazare politike”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.