Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme – Elezi: Organizimi i tyre brenda një periudhe të shkurtër, sfidë për KQZ`në

Zgjedhjet e parakohshme në një periudhë përbëjnë sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo pas dështimit të mandatarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për të marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës, pritet të sjellë zgjedhjet e dyta parlamentare brenda vitit 2025.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
27/10/2025
in Lajme
0
Zgjedhjet e jashtëzakonshme – Elezi: Organizimi i tyre brenda një periudhe të shkurtër, sfidë për KQZ`në
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se aktualisht janë të angazhuar në përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale, por mbetën të përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese nëse do të ketë edhe një proces të ri zgjedhor në këtë vit.

 

“Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i angazhuar në përmbylljen e procesit të Zgjedhjeve Lokale dhe përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Ashtu siç kemi thënë çdo herë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për të përmbushur detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore, në çdo moment kur një proces zgjedhor shpallet në mënyrë zyrtare”, tha Elezi.

Sipas Elezit, organizimi i një procesi të ri zgjedhore brenda një periudhe kaq të shkurtër, përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin.

 

“Organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e saj, veçanërisht për faktin se jemi ende në fazën aktive të administrimit të zgjedhjeve lokale. Por KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me mandatin e saj ligjor dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nëse vendoset për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi./EO/

Related

Previous Post

Parlamenti Evropian kërkon drejtësi një vit pas tragjedisë në Novi Sad: Reagim ndaj polarizimit dhe shtypjes në Serbi

Next Post

Trump kritikon Putinin pas testit të raketës bërthamore: “Është e papërshtatshme”

Next Post
Trump kritikon Putinin pas testit të raketës bërthamore: “Është e papërshtatshme”

Trump kritikon Putinin pas testit të raketës bërthamore: “Është e papërshtatshme”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.