Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një mjek në Vushtrri me iniciale A.V., për dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Hetimet janë zhvilluar disa muaj dhe përfshijnë zbatimin e masave të veçanta hetimore. Sipas Prokurorisë, i njëjti akuzohet se ka marrë para në këmbim të lëshimit të vërtetimeve të ndryshme mjekësore për qytetarët.
Prokurori ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për personin e arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e dyshuara të veprës penale.

