Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Siria njeh pavarësinë e Kosovës — Osmani: “Njohje historike, e mundësuar me mbështetjen e Princit të Kurorës Saudite”

Qendra Info by Qendra Info
29/10/2025
in Lajme
0
Siria njeh pavarësinë e Kosovës — Osmani: “Njohje historike, e mundësuar me mbështetjen e Princit të Kurorës Saudite”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, në një zhvillim të rëndësishëm diplomatik të arritur gjatë vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Riad.

Kjo marrëveshje historike u arrit me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, i cili luajti rol ndërmjetësues në afrimin e dy shteteve.

“Me mbështetjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës,” — shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Presidentja e falënderoi Presidentin sirian Al Sharaa për vendimin për njohjen e Kosovës dhe për mbështetjen e dhënë ndaj popullit kosovar.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Kjo njohje nuk është vetëm njohje e sovranitetit shtetëror, por edhe e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë,” — shtoi Osmani.

Kjo është njohja e 120-të ndërkombëtare e shtetit të Kosovës, e cila, sipas Osmanit, shënon një moment historik për diplomacinë e vendit.

“Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!” — përfundoi Presidentja.

Njohja nga Siria shihet si një përparim i madh në politikën e jashtme të Kosovës, duke zgjeruar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme dhe forcuar përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Osmani në Riad: Diskutime për investime strategjike dhe pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030

Next Post

Kurti pas njohjes nga Siria: “Tri njohje të reja këtë vit, tri partneritete më shumë për Kosovën” Prishtinë, 29 tetor

Next Post
Kurti thërret konferencë për medie në ora 15:00

Kurti pas njohjes nga Siria: “Tri njohje të reja këtë vit, tri partneritete më shumë për Kosovën” Prishtinë, 29 tetor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.