E enjtja pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin e Kosovës. Gjatë orëve të para të ditës, moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura të buta, ndërsa pasdite pritet shtim i lehtë i vranësirave, por pa reshje atmosferike. Erërat do të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi, me intensitet në rritje. Temperaturat maksimale ditore do të luhaten nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shqipëri, gjithashtu, parashikohet mot me diell dhe me vranësira të herëpashershme, pa reshje. Më shumë orë dielli priten në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës, ndërsa në Mal të Zi do të mbizotërojnë vranësirat e pjesshme.
Në të gjithë rajonin, reshje atmosferike nuk priten, duke vijuar kështu periudha me mot të qëndrueshëm dhe temperatura mbi mesataren sezonale.

