Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: Kosova është një shtet në të drejtën e vet, por jo për Serbinë, ky është problem

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/10/2025
in Lajme
0
Rama: Kosova është një shtet në të drejtën e vet, por jo për Serbinë, ky është problem
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Kosova është një shtet në të drejtën e vet”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Forumin e Paqes në Paris. Gjithashtu foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Rama nënvizoi se të gjithë duhet të punojnë që qytetarët tanë të kenë lirinë e lëvizjes.

“Ne jemi të patundur në bindjen tonë që jo vetëm paqja është më mirë se gjithçka tjetër, por sa më i lumtur komshiu aq me e lumtur edhe shtëpia . Pra mos u kujdes vetëm për veten, por mendo edhe për fqinjin. Gëzo vetë, por edhe sigurohu që fqinji të mos vdesë urie. Ne kemi bashkëpunim me të gjithë në rajon. Me Serbinë kemi një problem të madh që është Kosova. Kosova është një problem sepse për në është një shtet, jo vetëm për ne por për shumicën e vendeve të BE. Por për Serbinë nuk është. Por është një problem i madh. Ose do të rrinim me kokën pas dhe të ndiznim tensione dhe ë dëmtonin veten ekonominë tonë të ardhmen tonë ose alternativa tjetër, të themi dëgjo nuk biem dakord për këtë, por të punojmë që qytetarët tanë të kenë lirinë e lëvizjes”, tha ai, shkruan AbcNews.

“Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë, për ne që duam të bëhemi anëtarë të BE. Edhe pse gjatë viteve të fundit kemi parë që Europa është Ballkanizuar shumë. Pra është një ballkanizim i tërë i Europës, tani ne jemi të mirët dhe ju themi mos kërcënoni, komunikoni, bashkëpunoni. Sepse vijmë nga ferri dhe jemi lajmëtarët. Në fund të fundit kur bota të shpërthejë nuk do të jetë faji i Shqipërisë…Në fund të fundit kur ti shkojmë Shën Pjetrit përpara do të na jepet një vend në parajsë”, deklaroi Rama./Periskopi/

Related

Previous Post

Armand Duka: Kombëtarja i ka dyert e hapura për çdo shqiptar, kudo që jeton

Next Post

SHBA-ja kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan – përfshirë Kosovë-Serbi

Next Post
SHBA-ja kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan – përfshirë Kosovë-Serbi

SHBA-ja kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan – përfshirë Kosovë-Serbi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.