Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rexhep Qosja për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: “Shkoi njeriu që politikën e nisi si mision”

Qendra Info by Qendra Info
02/11/2025
in Lajme
0
Rexhep Qosja për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: “Shkoi njeriu që politikën e nisi si mision”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku dhe shkrimtari i njohur Rexhep Qosja ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, duke e cilësuar atë si “një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare”.

Në një postim në Facebook, Qosja shkruan se lajmi për vdekjen e Nanos i ka sjellë “një trishtim të heshtur”, por edhe kujtesën e një kohe që, sipas tij, “shënoi zhvillimin e shtetit shqiptar drejt vetëdijes së tij të fuqishme politike”.

“Fatos Nano ishte një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare — politikan me kulturë të gjerë, polemist me mendim të vendosur që nuk i fshihte as pasionin, as kontradiktat e veta,” – shkruan Qosja.
“Në të shquhej një përmbajtje mendore e vendimmarrëse që i mungon politikës së sotme: ai thoshte, lexonte, dyshonte — cilësi këto të rralla në një botë politike që shpesh shpreh bindje pa vendime!”

Duke reflektuar mbi rolin e Nanos në historinë e tranzicionit shqiptar, Qosja thekson se ai do të kujtohet si njeriu që “përpiqej të krijonte një raport të ri midis socializmit dhe demokracisë, midis traditës dhe modernitetit, midis njeriut të lirë dhe shtetit të përgjegjshëm”.

Në përmbyllje të reagimit, akademiku shprehet me tone të forta emocionale:

“Sot, me largimin e tij, mbyllet një kapitull i gjithanshëm e i gjatë i shndërrimeve në jetën tonë historike — i njerëzve që e nisën politikën si mision. Fatos Nano shkoi, por mbeti shëmbëlltyra e tij historikisht e amshuar, si dëshmi e një kohe në të cilën ai bënte çmos që të ndërtonte lirinë e shtetit për të gjithë, përmes arsyes socialiste, demokratike e gjithëkombëtare.”

Fatos Nano ndërroi jetë më 31 tetor, duke lënë pas një trashëgimi të gjerë politike që shënoi mbi një dekadë të jetës shtetërore dhe parlamentare të Shqipërisë.

Related

Previous Post

Horoskopi i Madh Javor (2 – 8 Nëntor 2025)

Next Post

Albin Kurti përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: “Rënia e tyre zgjoi ndërgjegjen kombëtare”

Next Post
Albin Kurti përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: “Rënia e tyre zgjoi ndërgjegjen kombëtare”

Albin Kurti përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: “Rënia e tyre zgjoi ndërgjegjen kombëtare”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.