Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kriza në Karaibe: Rusia në mbështetje të Maduros, SHBA dërgon aeroplanmbajtësin gjigant në Venezuelë

Qendra Info by Qendra Info
05/11/2025
in Lajme
0
Kriza në Karaibe: Rusia në mbështetje të Maduros, SHBA dërgon aeroplanmbajtësin gjigant në Venezuelë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës po rriten sërish, ndërsa presidenti Nicolas Maduro po kërkon ndihmë nga Rusia përballë presionit në rritje nga Uashingtoni. Sipas raportimeve të The Washington Post dhe Radios Evropa e Lirë, Maduro i ka kërkuar personalisht presidentit rus Vladimir Putin që të forcojë mbrojtjen ajrore të vendit dhe të sigurojë mbështetje ushtarake dhe logjistike.

Në letër thuhet se Maduro kërkon dislokimin e avionëve luftarakë Sukhoi, riparimin e radarëve dhe furnizimin me raketa, ndërsa raportet sugjerojnë se një avion rus i transportit ushtarak Il-76 ka mbërritur në Karakas në fund të tetorit. Burime ruse përmendin se mund të jetë dërguar pajisje të mbrojtjes ajrore të tipit Pantsir-S1.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm praninë ushtarake në Karaibe. Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford, luftanija më e madhe në botë, është dërguar në rajon për operacione të reja kundër trafikut të drogës. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se “ditët e Maduros mund të jenë të numëruara”, megjithëse ka hedhur poshtë mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore të menjëhershme.

Analistët perëndimorë e cilësojnë mbështetjen e Moskës ndaj Venezuelës si kryesisht simbolike. Lufta e Rusisë në Ukrainë e kufizon rëndë aftësinë e saj për ndërhyrje ushtarake jashtë rajonit. “Rusia nuk do të hyjë në luftë për Venezuelën,” tha politologia Alexandra Sitenko nga Berlini. Sipas saj, Moska mund të ofrojë ndihmë të kufizuar me armatime dhe mbështetje teknike, por jo ndërhyrje të drejtpërdrejtë.

Megjithatë, për Kremlinin, Venezuela mbetet një aleat strategjik në Amerikën Latine, si dhe një pikë e rëndësishme për ndikimin rus përballë SHBA-së. Rusia ka investuar në industrinë e naftës venezuelase dhe e ka mbështetur Maduros në arenën diplomatike që prej përpjekjes së dështuar të opozitarit Juan Guaidó për ta rrëzuar atë në vitin 2019.

Sipas analistit Mark Galeotti, nëse SHBA-ja vendos realisht ta rrëzojë Maduron nga pushteti, Moska ka shumë pak mundësi për ta ndaluar këtë. “Rusia mund të përfitojë vetëm politikisht, duke e shfrytëzuar një ndërhyrje amerikane për ta forcuar narrativën e saj kundër Perëndimit – si një akt imperialist ndaj Jugut Global,” theksoi ai.

Related

Previous Post

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja nga Presidentja Osmani

Next Post

Të paktën 7 të vdekur pas rrëzimit të avionit të UPS-it në Louisville

Next Post
Të paktën 7 të vdekur pas rrëzimit të avionit të UPS-it në Louisville

Të paktën 7 të vdekur pas rrëzimit të avionit të UPS-it në Louisville

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.