Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të kryera në pikën kufitare Vërmicë, janë ndaluar dy automjete të ndryshme të cilat tentonin të kalonin mallra pa deklarim doganor.
Megjithëse drejtuesit e automjeteve kishin deklaruar se nuk posedonin asnjë mall për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar janë zbuluar mallra të ndryshme në vlerë rreth 8 mijë euro. Bëhet fjalë për veshmbathje, produkte kozmetike e farmaceutike, pajisje elektrike pune, aksesorë automjetesh dhe artikuj të tjerë të ndryshëm.
Mallrat janë konfiskuar përkohësisht, ndërsa ndaj të dy personave janë iniciuar procedura për kundërvajtje doganore në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës.

