Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lushi për letrën e Kurtit: “Farsë tallëse – Qeveria dështoi të veprojë për Specialen

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/11/2025
in Lajme
0
Lushi për letrën e Kurtit: “Farsë tallëse – Qeveria dështoi të veprojë për Specialen
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivisti që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka reaguar pas publikimit të letrës së vitit 2022 nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Lushi e ka cilësuar këtë letër si një “farsë”, duke thënë se një kryeministër nuk duhet të mjaftohet me letra, por të ndërmarrë veprime konkrete.

“Letra e Kurtit për Trendafilovën është farsë tallëse. Kreu i një qeverie dhe partisë më të madhe nuk shkruan letra, por vepron”, ka shkruar ai.

Sipas Lushit, Qeveria e Kosovës ka pasur mundësi të krijojë mekanizma institucionalë për të monitoruar, mbështetur ose ndikuar proceset që lidhen me Dhomat e Specializuara, si p.sh. komisione në Kuvend, ekipe ekspertësh ndërkombëtarë, ose financim të avokatëve me përvojë të lartë.

Ai shton se mungesa e këtyre hapave përbën, sipas tij, dështim të ekzekutivit për të treguar se Specialja nuk duhet të vendoset “mbi shtetin”.

Kryeministri Kurti e publikoi sot letrën në pesëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se ka kërkuar lirimin e tyre me kusht dhe garantimin e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës.

Related

Previous Post

Dogana ndalon mallra të padeklaruar në pikën kufitare Vërmicë

Next Post

Pas njohjes nga Siria, pritet valë e re njohjesh për Kosovën – përmenden disa shtete potenciale

Next Post
Pas njohjes nga Siria, pritet valë e re njohjesh për Kosovën – përmenden disa shtete potenciale

Pas njohjes nga Siria, pritet valë e re njohjesh për Kosovën – përmenden disa shtete potenciale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.