Punonjësit e administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, do të përfitojnë për herë të parë indeksimin e pagave me 2.5%, ndërsa paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë të reja që nga muaji janar 2026.
Në një komunikim publik, kryeministri Edi Rama njoftoi se rritja do të reflektojë ndjeshëm në pagat e mijëra punonjësve të administratës dhe sektorëve publikë. Vetëm për këtë skemë të re, buxheti i shtetit do të shpenzojë 100 milionë euro në vitin 2026.
“Fillojmë praktikën e indeksimit vjetor për pagat e sektorit publik, sipas inflacionit. Kombinuar me rritjen e pagës minimale, kjo shton 100 milionë euro në buxhet që në vitin e parë të mandatit të katërt,” deklaroi Rama.
Detajet e rritjes së pagave
Administrata publike:
-
10,600 punonjës shërbimi: +10,000 lekë/muaj
-
Specialistët e administratës: +5,000 lekë/muaj
-
Mësuesit: +3,000 lekë/muaj
Sektori i shëndetësisë:
-
Mjekët e përgjithshëm: nga 131,700 → 143,500 lekë/muaj
-
Mjekët në spitale: nga 174,000 → 186,000 lekë/muaj
-
Infermierët: nga 87,000 → 92,500 lekë/muaj
Rama theksoi se për herë të parë do të llogaritet vjetërsia në punë për mjekët dhe policët, krahas indeksimit vjetor.
Policia e Shtetit:
-
Inspektorët: nga 80,500 → 84,500 lekë/muaj, me shtesa deri në 100 mijë lekë
-
Nënkomisarët: nga 95,500 → 101,000 lekë/muaj, me shtesa deri në 116 mijë lekë
-
Komisarët: nga 105,000 → 110,600 lekë/muaj, me shtesa deri në 125,600 lekë
-
Drejtuesit e thjeshtë: nga 130,500 → 141,450 lekë/muaj
Kryeministri theksoi se kjo skemë do të zgjerohet çdo vit, duke reflektuar inflacionin dhe rritjen ekonomike, ndërsa një ditë më parë u prezantua edhe rritja e pensioneve e përfshirë në buxhetin 2026.

