KEDS ka bërë të ditur se të premten, më 7 nëntor 2025, do të realizohen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, që do të sjellin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa zona të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, punimet do të prekin disa rajone kryesore, përfshirë Prishtinën, Pejën, Ferizajn dhe Gjakovën.
Rajoni i Prishtinës
Nga nënstacioni 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet furnizimi nga TS 35/10 kV Batllava (kodi: 140150), duke lënë pa tension të gjitha daljet 10 kV nga ora 23:30 deri në 00:30.
Vendet e prekura: Batllavë, Gërdovc, Bellopojë, Llugë, Gibovc, Kalaticë, Brainë, Orllan, Metergovc, Bërvenik, Bllatë, si dhe zona e Burgut të Sigurisë së Lartë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe manipulim me kthina.
Gjithashtu, në nënstacionin Prishtina 1 (110/35/10 kV), dalja J23 “Komuna e Re” do të ndërpritet në dy periudha — nga 08:00 deri 08:20 dhe 14:40 deri 15:00.
Vendet e prekura: Rekalitë, Komuna (objektet e reja në Arbëri), Dogana, Kazerma “Adem Jashari”, Prroni i Njelmët dhe kontingjenti portugez i KFOR-it.
Arsyeja: Kalimi i ngarkesës nga Prishtina 1 në Prishtina 3.
Rajoni i Pejës
Nga nënstacioni 110/10 kV Deçani do të ndërpritet dalja J29 Barani (kodi: 53000002) nga ora 10:00 deri 16:00.
Vendet e prekura: Baran, Prapaqan, Berliq, Krushevc i Ri, Rashiq, Gjocaj, Turjakë e Ulët, Vranoc i Madh e i Vogël, Qallapek, Kusoriq, Llugagji dhe Buqan.
Arsyeja: Projekt investiv — ndërrimi i konzollave, izolatorëve dhe përçuesve.
Rajoni i Ferizajt
Nga nënstacioni 35/10 kV Ferizaj III, dalja 10 kV Gaçkes (kodi: 40042002) do të ndërpritet nga ora 09:30 deri 18:00.
Vendet e prekura: Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatinë dhe biznese private.
Arsyeja: Punime investive për lidhje dhe energjizim të linjës së re.
Rajoni i Gjakovës
Nga nënstacioni 110/10 (20) kV Gjakova 2, dalja J31 Bistazhini (kodi: 81000005) do të jetë pa energji nga ora 10:30 deri 15:30.
Vendet e prekura: Bistrazhin, Damjan, Dol, Fshaj, Gërqinë, Kusar, Lipovec, Marmull, Pjetërshan, Rrezinë dhe disa pjesë të tjera fshatare.
Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve në linjën Bistazhin.
Në kuadër të projekteve investive, në nënstacionin Gjakova I, dalja 10 kV Piskota do të ndërpritet nga ora 09:00 deri 17:00, duke ndikuar në rrugën “Lekë Dukagjini”.
Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve ekzistues në rrjetin e ri.
Ndërprerje do të ketë edhe në daljen J02 Beci (kodi: 80080010) nga 08:30 deri 17:00, që përfshin fshatrat Bec, Janosh, Lugbunar, Novosellë, Osek Pashë, Qerim dhe Trakaniq.
Arsyeja: Ndërrimi i përçuesve në rrjetin elektrik.
KEDS njofton se punimet janë të domosdoshme për përmirësimin dhe sigurinë e sistemit energjetik, dhe kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për ndërprerjet e përkohshme.

