Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte qenë në arrati që nga ngjarja, por është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.
Institucionet hetuese po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën kompetente.

