Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia e Kosovës dhe KFOR zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit

Qendra Info by Qendra Info
07/11/2025
in Lajme
0
Policia e Kosovës dhe KFOR zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me misionin e KFOR-it, ka realizuar sot ushtrimin e përbashkët fushor “ALAMO”, i cili është mbajtur në pjesën veriore të vendit. Ky ushtrim kishte për qëllim forcimin e koordinimit, komunikimit dhe komandës ndërmjet njësive policore dhe trupave të KFOR-it, me synim sigurimin e një reagimi të shpejtë, efikas dhe profesional në çdo situatë që ndikon në rendin dhe sigurinë publike.

Gjatë ushtrimit u testuan koha e reagimit, efikasiteti i pajisjeve, komunikimi ndërmjet njësive, si dhe zbatimi i taktikave operacionale në terren, në bashkëveprim të plotë mes njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it. Ushtrimi “ALAMO” u zhvillua sipas planifikimeve të hartuara paraprakisht dhe përfundoi me sukses, duke dëshmuar një nivel të lartë profesionalizmi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë theksuar përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në thellimin e bashkëpunimit për garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë në Bullgari

Next Post

WhatsApp po teston funksionin që lejon dërgimin e mesazheve në aplikacione të tjera

Next Post
WhatsApp po teston funksionin që lejon dërgimin e mesazheve në aplikacione të tjera

WhatsApp po teston funksionin që lejon dërgimin e mesazheve në aplikacione të tjera

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.