E Shtune Kosova do të zgjohet nën një qiell të mbuluar plotësisht me vranësira, ndërsa gjatë ditës priten reshje dhe rrebeshe të herëpashershme shiu, me intensitet që do të ndryshojë nga zona në zonë. Era do të fryjë kryesisht nga jugu dhe juglindja, duke sjellë masa ajrore më të ngrohta dhe lagështi në tërë territorin.
Temperaturat do të luhaten nga 6 gradë Celsius në mëngjes deri në 16 gradë gjatë ditës, duke krijuar kushte tipike vjeshtore me lagështi të lartë dhe mot të paqëndrueshëm.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, e shtuna do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje të shpeshta shiu, të cilat lokalisht mund të jenë më intensive, sidomos në zonat bregdetare dhe malore.
Fundjava pritet të vijojë me mot të ngjashëm, duke e bërë të domosdoshme çadrën për ata që planifikojnë të dalin jashtë.

