Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lladrovci: Tentativat për të më larguar nga PDK janë të kota – po u ndal PDK, ndalet Kosova

Qendra Info by Qendra Info
08/11/2025
in Lajme
0
EKSKLUZIVE: Qendra.Info mëson se Ramiz Lladrovi mund të garojë me listë të vet në zgjedhjet e ardhshme nacionale
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me tone të forta ndaj zërave për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke i quajtur këto përpjekje “të kota dhe të dështueshme”.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Lladrovci tha se është mësuar të veprojë me guxim edhe në kohë më të vështira dhe se nuk e sheh politikën “as si bukë të mykur e as si bukë nga maxhja e huaj”. Ai u shpreh se ka vepruar me nder dhe përkushtim ndaj kombit dhe qytetarëve të Drenasit që nga rinia e hershme, duke shtuar se përpjekjet për ta njollosur janë të pavlera.

“Mendim kam pasur edhe kur ishte i ndaluar, veprim kam pasur edhe kur ishte i ndëshkueshëm. Tendenca për të më nxjerrë jashtë PDK-së është e kotë. Boja e zezë që ata persona bartin kundër meje do të mbetet pronë e tyre”, shkroi ai.

Lladrovci theksoi se qëllimi i tij mbetet forcimi i PDK-së dhe uniteti brenda partisë, duke e cilësuar fitoren e kandidatëve demokratë në zgjedhjet lokale si “fitore për heronjtë e luftës dhe për themeluesit e shtetit të Kosovës”.

“Fitorja e kandidatëve të PDK-së do të jetë fitore për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, për themeluesit dhe ndërtuesit e shtetit. Po u ndal PDK, ndalet Kosova,” deklaroi ai.

Duke përmendur emrat e disa prej kandidatëve të PDK-së – Shaqës, Arianitit, Sokolit, Feritit, Sabedinit dhe Shabanit – Lladrovci uroi fitoren e tyre dhe tha se pas të dielës, ai do të vazhdojë të jetë i gatshëm për “betejat e së vërtetës” dhe për “fuqizimin e partisë para sfidave që e presin”.

Në fund, ai e bëri të qartë se misioni i tij politik është më i madh se çdo goditje personale, duke theksuar se Kosova do të mbetet gjithmonë prioriteti i tij:

“Kosova është e para. Keqbërësit që duan të më anatemojnë do të dështojnë, siç dështuan edhe më 12 tetor. Kontributin tim në rrugën e përbashkët me bijat e bijtë më të mirë të kombit nuk mund ta zbeh askush.”

Related

Previous Post

Rama prezanton pr.buxhetin 2026: 1 miliard euro për Shëndetësinë, 15 milionë për pacientët e Onkologjikut dhe hapja e Institutit Kombëtar të Tumoreve

Next Post

SHBA bojkoton samitin e G20-ës në Afrikën e Jugut: Trump e quan “turp” mbajtjen e takimit në Johanesburg

Next Post
SHBA bojkoton samitin e G20-ës në Afrikën e Jugut: Trump e quan “turp” mbajtjen e takimit në Johanesburg

SHBA bojkoton samitin e G20-ës në Afrikën e Jugut: Trump e quan “turp” mbajtjen e takimit në Johanesburg

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.