Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municione në një veturë gjatë një aksioni në fshatin Shallcë të Vushtrrisë, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, policia gjeti dhe sekuestroi:
-
një pushkë automatike,
-
dy pistoleta,
-
dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Në automjet ndodheshin dy persona të dyshuar, të cilët u ndaluan në vendngjarje dhe u dërguan për intervistim. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Policia ka konfirmuar se rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

