Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka votuar sot dhe ka ftuar qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen për qeverisjen e ardhshme të katërvjeçarit.
Tahiri gjithashtu u shpreh se mbrëmë janë vërejtur lëvizje të dyshimta të disa veturave në qytet, shumica me targa “01”. Sipas tij, organet kompetente janë informuar dhe po veprojnë profesionalisht për të siguruar një proces të rregullt votimi.

