Numërimi i votave në Mitrovicën e Jugut ende nuk ka përfunduar plotësisht, megjithëse 98,10% e votave tashmë janë numëruar. Në shumicën e komunave të vendit procesi është mbyllur, por në Mitrovicë rezultati ka mbetur i papërditësuar për më shumë se një orë.
Sipas të dhënave më të fundit, nga 103 vendvotime të përfunduara, kanë mbetur vetëm dy për t’u procesuar. Deri në këtë fazë, Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje prin me 53,53% të votave, që përkthehen në 17,542 vota, ndërsa Arian Tahiri ka marrë 46,47%, ose 15,228 vota.
Ndërkohë, në qytet aktivistët dhe mbështetësit e Vetëvendosjes kanë nisur festimet për fitoren e kandidatit të tyre, ndërsa Tahiri ka uruar publikisht Pecin për rezultatin.

