Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përfundojnë zgjedhjet lokale në Kosovë: LDK dhe VV me nga 7 komuna, PDK me 6, AAK me 5, Lista Serbe ruan 10

Qendra Info by Qendra Info
10/11/2025
in Lajme
0
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përfundimit të balotazhit të 9 nëntorit, është bërë e qartë shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), hartën politike lokale e dominojnë katër subjektet kryesore – LDK, VV, PDK dhe AAK – ndërsa Lista Serbe ruan kontrollin në komunat me shumicë serbe.

Në rundin e dytë, kryetarët u zgjodhën në 18 komuna, ndërsa 20 të tjera kishin përfunduar procesin që më 12 tetor.

Rezultatet paraprake tregojnë se:

  • LDK do të udhëheqë në Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik,

  • LVV në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq,

  • AAK në Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec,

  • PDK në Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik,

  • Lista Serbe në Kllokot,

  • ndërsa Partia turke KDTP në Mamushë.

Në rundin e parë, LVV kishte fituar Kamenicën, Podujevën dhe Shtimen, PDK mori Skënderajn, Ferizajn dhe Hanin e Elezit, LDK fitoi Istogun dhe Lipjanin, AAK siguroi Deçanin, ndërsa Lista Serbe mbeti në kontroll të nëntë komunave veriore dhe atyre me shumicë serbe në jug.

Në total, LDK dhe VV udhëheqin secila me nga 7 komuna, PDK me 6, AAK me 5, ndërsa Lista Serbe mban 10 komuna.

Procesi zgjedhor është zhvilluar pa incidente të mëdha, me pjesëmarrje mbi 40% në rundin e parë dhe rreth 32% në të dytin.

Kjo garë lokale shënon një balancim të ri të forcave politike në nivel komunal, me një shpërndarje më të barabartë të pushtetit vendor ndërmjet partive kryesore.

Related

Previous Post

Mitrovicë e Jugut drejt finalizimit të numërimit: Faton Peci i VV-së kryeson me mbi 53% të votave

Next Post

Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, sot dëshmon Christopher Hill

Next Post
Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, sot dëshmon Christopher Hill

Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, sot dëshmon Christopher Hill

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.